Vengu në Komisionin e Ligjeve : Projektligji për rezervistët rrit nivelin e gatishmërisë
di Redazione
27/11/2024
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, paraqiti në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut projektligjin e titulluar “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”.
Ai theksoj funksionin e këtij projektligji dhe rëndësinë e tij .“Ndryshimi i mjedisit të sigurisë kohët e fundit, por edhe sfidat e viteve dhe dekadave të ardhshme, kërkojnë që vendi ynë të rrisë në maksimum kapacitetet dhe sinergjitë e forcave aktive, ndërkohë që është i nevojshëm zhvillimi i një force rezerviste të integruar në forcën aktive, me role dhe detyra të reja e të përcaktuara qartë."
"Qëllimi i kësaj nisme ligjore është kompletimi i strukturës së shërbimit ushtarak në rezervë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke garantuar nivelin e gatishmërisë dhe duke synuar rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes për të përmbushur me sukses operacionet në të cilat kjo forcë përfshihet, si dhe të rregullojë të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e shtetasve, të organeve shtetërore e subjekteve private për rekrutimin dhe shërbimin në forcën rezerviste.”
Gjithashtu, ministri i Mbrojtjes informoi deputetët e pranishëm mbi numrin e trupave rezervistë që planifikohet të përfshihen dhe shpenzimet e parashikuara për krijimin e këtij komponenti.
“Kjo ndërhyrje mbështet objektivat e nivelit të lartë të FA dhe Qeverisë, pasi do të mundësojë ngritjen e një trupe rezerviste bashkëkohore, në përgjigje të kërkesave të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, duke rritur kështu numrin e këtij komponenti deri në 20% të forcës aktive.”
Ministri i Mbrojtjes gjithashtu informoi deputetët e pranishëm lidhur me numrin e trupave rezervistë që planifikohet të rekrutohen dhe kostot e parashikuara për krijimin e këtij komponenti.
“Kjo ndërhyrje mbështet objektivat e nivelit të lartë të FA dhe Qeverisë, pasi do të mundësojë ngritjen e një trupe rezerviste bashkëkohore, në përgjigje të kërkesave të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, duke rritur kështu numrin e këtij komponenti deri në 20% të forcës aktive.”
Për buxhetin e vitit 2025, është planifikuar blerja e dy avionëve me përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak, si dhe vazhdimi i modernizimit të kapaciteteve në këtë drejtim.