Vengu u bën thirrje të rinjve të kundribojnë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit
di Redazione
02/12/2024
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u bën thirrje të rinjve me anë të rrjete sociale të aplikojnë për t'u bërë pjesë grupit të Forcave të Armatosura , një mundësi trajnimi trajnimi dhe kondributi për sigurinë e vendit.
Ai gjithashtu shprehu se prioriteti i FA është të investoj në ushtri dhe në të trajnoj sa më shumë ushtar të mirëpaguar.
"Forcat e Armatosura hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare www.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutitmit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë."
Ai shprehu se kjo është një mundësi për t'i shërbyer atdhehut dhe se mosha maksimale për aplikantët është der në 30 vjeç.
"Mosha maksimale për aplikantët është 30 vjeç. Për personelin mjekësor dhe anëtarët e Orkestrës Frymore/Simfonike, mosha maksimale është deri në 32 vjeç. Rekrutimi për ushtar/detar aktiv zgjat deri më 31 dhjetor 2024. Mos e humbisni këtë mundësi për t’i shërbyer atdheut!"