Veshje dhe 30 mijë euro të padeklaruara, arrestohen në Rinas dy persona
di Redazione
11/12/2023
Në aeroportin e Rinasit gjatë një kontrolli janë konstatuar disa veshje të padeklaruara në doganë.
Një 61-vjeçare V.M. dhe 52-vjeçare me iniciale M.B kishin me vete veshje për femra, të markave të ndryshme, që nuk i kishin deklaruar në doganë, në kundërshtim me ligjin shqiptar.
Policia ka arrestuar dhe 26-vjeçaren E.K , e ka vënë në hetim H.K, 24-vjeç.
Ato dyshohen për kontrabandë mallrash.
Gjithashtu, policia po heton dhe një gjerman, i cili nuk deklaroi 30000 euro.
Paratë e N.Z , 44-vjeç shërbejnë si provë materiale.
Articolo Precedente
Përfundon me sukses operacioni `Selita`, arrestohen autorët