Vizita e Përfaqësueses së SHBA në stërvitjen "Eagle Strike 2025" në Rreth-Greth
nga Redazione
24/04/2025
Përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA në Tiranë, znj. Nancy VanHorn, viziton zonën stërvitore të Rreth-Grethit, ku po mbahet prej disa ditësh stërvitja e përbashkët “Eagle Strike 2025”.
Gjatë vizitës, znj. VanHorn u shoqërua nga gjeneral brigade Altin Kurti, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, dhe gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, komandant i Akademisë së Forcave të Armatosura. Përfaqësuesit e lartë patën mundësinë të njihen nga afër me zhvillimin e stërvitjes, përmes një demonstrimi të drejtpërdrejtë në terren, ku u prezantuan skenarë operacionalë dhe veprime taktike.
Stërvitja “Eagle Strike 2025”, që organizohet për të pestin vit radhazi, bashkon studentë nga Garda Kombëtare e SHBA-së, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kadetë të Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura.
Qëllimi i kësaj stërvitjeje është të forcojë bashkëpunimin në terren, të nxisë ndërveprueshmërinë mes forcave pjesëmarrëse, si dhe të rrisë aftësitë operacionale dhe bashkëpunimin mes partnerëve strategjikë.
Artikulli i Mëparshëm
Eni Vasili emërohet Drejtore e Përgjithshme e RTSH-së