Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Xhamia e Namazgjasë, hapi dyert për besimtarët myslimanë.

11/10/2024

Xhamia e Namazgjasë, hapi dyert për besimtarët myslimanë.

Xhamia e Namazgjasë hapi dyert për besimtarët myslimanë. Kryeministri Edi Rama, së bashku me Presidentin e Republikës Turke, Recep Tayyip Erdoğan, realizuan inaugurimin e xhamisë.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdoğan iu drejtuan me një fjalim të pranishmëve, duke e cilësuar hapjen e xhamisë si një moment të rëndësishëm për të gjithë komunitetin mysliman në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës tha se hapja e xhamisë ishte e domosdoshme si pjesë e harmonisë fetare në vendin tonë.

"Nuk e harroj dot se sa vullnet i mirë u desh për ta pastruar truallin e Namazgjasë të kthyer në një shesh pazari të imponuar mbi hapsirën e lutjeve, shpresës dhe nevojës së besimtarëve për ta pasur ata tempullin e tyre qëndror në kryeqytetin e Shqipërisë njësoj si bashkëkombasit e tyre të besimit katolik, ortodoks apo bektashij." shprehu kryeministri Rama

Për të qartësuar edhe polemikat rreth mundësisë që Xhamia e madhe e Namazgjasë të drejtohej nga një imam turk, Rama theksoi se drejtimin do ta marrë myftiu i Tiranës, Gazmend Bilal Teqja.

Presidenti turk e cilësoi këtë objekt kulti si një simbol të vëllazërisë dhe solidaritetit mes dy popujve, duke theksuar se ai do të shërbejë për mijëra besimtarë.

"Xhaminë e madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë që në brendësi mbart vlerat dhe na integron për vlerat e lashtësisë dhe deri tek teknologjia më e re që është përdorur, serviret edhe arkitektura osmane islame. Në 10 mijë metra katrorë ndërtim ndërthuren kulturat e vendeve tona dhe do tu shërbejë 10 mijë besimtarëve. Xhamia e Namazgjasë do të jetë simboli i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh." tha Recep Tayyip Erdogan