Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Zana Çela takim me Ambasadoren e Hungarisë , turizmi shqiptar për hungarezët

05/12/2024

Zana Çela takim me Ambasadoren e Hungarisë , turizmi shqiptar për  hungarezët

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Znj. Zana Cela, zhvilloi sot një takim me Ambasadoren e Hungarisë në Shqipëri, Znj. Martina Laura Kasnyik.

Në qendër të bisedës ishin mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në promovimin e turizmit shqiptar për shtetasit hungarezë.

Gjatë periudhës Janar–Tetor 2024, mbi 50 mijë shtetas hungarezë kanë vizituar Shqipërinë, duke regjistruar një rritje prej 16% krahasuar me vitin e kaluar.

Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së, Znj. Zana Çela, i paraqiti Ambasadores Kasnyik vizionin e qeverisë shqiptare për turizmin gjithëvjetor deri në vitin 2030, një plan që do të shoqërohet me zhvillimin e infrastrukturës dhe ndërtimin e projekteve të mëdha, si porte dhe aeroporte, për të mbështetur sektorin e turizmit.

Ambasadorja e Hungarisë theksoi interesin e rritur të shtetasve hungarezë për të vizituar Shqipërinë, jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe në dimër.

"Në shërbim të turistëve hungarezë, ndërkombëtare dhe lokalë, sot turizmi shqiptar ka vënë në dispozicion edhe Kalendarin Digjital të Eventeve, TEA."