Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Zëvendësministrja Blerta Rama merr pjesë në Samitin Global të Liderëve të Zonave Ekonomike

30/04/2025

Zëvendësministrja Blerta Rama merr pjesë në Samitin Global të Liderëve të Zonave Ekonomike

Zëvendësministrja Blerta Rama mori pjesë në Global Economic Zone Leaders Summit, i zhvilluar në Dubai, ku liderë dhe vendimmarrës nga e gjithë bota ndanë strategjitë që po përcaktojnë të ardhmen ekonomike dhe rrugët drejt një zhvillimi të qëndrueshëm.

Në një kontekst global me sfida të vazhdueshme dhe konkurrencë në rritje, Shqipëria po spikat si një shembull i transformimit të suksesshëm ekonomik. Me një nga normat më të larta të rritjes në rajon, vendi ka tërhequr vëmendjen e investitorëve të huaj në sektorë strategjikë si turizmi, energjia e rinovueshme, infrastruktura dhe teknologjia. Paralelisht, ekosistemi i inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri po njeh zgjerim të shpejtë, duke e pozicionuar vendin si një pikë referimi në hartën ekonomike ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së saj, Zëvendësministrja Rama vuri në dukje rëndësinë e zhvillimit të politikave të zgjuara dhe investimeve me vizion afatgjatë, si bazë për ndërtimin e ekonomive të fuqishme, të qëndrueshme dhe të gatshme për sfidat e së ardhmes.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shpreh mirënjohjen ndaj organizatorëve të këtij samiti për krijimin e një platforme të vlefshme për bashkëpunim dhe shkëmbim idesh mes aktorëve globalë.