Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Zëvendësministrja e Mbrojtjes merr pjesë në Samitin Rinor të NATO-s 2025

29/04/2025

Zëvendësministrja e Mbrojtjes merr pjesë në Samitin Rinor të NATO-s 2025

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Blerina Abrazhda, dhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, morën pjesë si të ftuar nderi në Samitin Rinor të NATO-s 2025, zhvilluar më 25-26 prill në Budva, Mal të Zi.

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, përshëndeti të rinjtë nga mbarë Aleanca gjatë Samitit Rinor të mbajtur në Budva.

Në fjalën e saj, zëvendësministrja Blerina Abrazhda vuri në dukje rëndësinë e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe rolin vendimtar të të rinjve në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt. Ajo nënvizoi se siguria nuk përkufizohet thjesht si mungesë konfliktesh dhe nuk mund të delegohet, por kërkon angazhim të drejtpërdrejtë në Mbrojtje dhe në forcimin e institucioneve. Abrazhda gjithashtu shprehu mirënjohjen ndaj NATO-s për krijimin e një hapësire ku zërat e të rinjve luajnë një rol qendror në formësimin e sigurisë së së ardhmes.

Samiti Rinor i NATO-s 2025, organizuar në bashkëpunim me Këshillin Atlantik të Malit të Zi, mblodhi liderë të rinj nga vendet anëtare dhe partnere të Aleancës për të diskutuar çështje thelbësore të sigurisë globale, përfshirë rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes, ndikimin e teknologjive të reja dhe sfidat që lidhen me sigurinë e informacionit.