Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Zgjedhjete 11 majit , PS hap zyrtarisht fushatën në 12 prill nga sheshi “Skënderbej”

08/04/2025

Zgjedhjete 11 majit , PS hap zyrtarisht fushatën në 12 prill nga sheshi “Skënderbej”

Partia Socialiste do të nisë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit më 12 prill, përmes një aktiviteti festiv që do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama, i cili është edhe kryetari i kësaj force politike, bëri të ditur sot këtë njoftim.

Ai sqaroi se takimi do të zhvillohet të shtunën në mesditë dhe do të mbledhë përfaqësues e mbështetës nga 12 qarqe të vendit.

“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin ‘Skënderbej’ për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, u shpreh Rama.