Zip line në Pukë , Rama : Së shpejti dhe ne shumë qytete të tjera
di Redazione
20/01/2025
Puka ka pësuar një transformim të thellë, duke u kthyer në një destinacion të ri turistik. Ky ndryshim nuk përfshin vetëm qytetin, por edhe atraksionet përreth tij. Shpellat e njohura në afërsi, majat mahnitëse të maleve dhe shtigjet piktoreske, hanet tradicionale, ushqimi i shijshëm, si dhe uji dhe ajri i pastër janë arsye që e bëjnë verilindjen një zgjedhje të shkëlqyer për të vizituar.
Kryeministri Rama ka ndarë pamje të disa turistëve të cilët kan vizituar qytetin e Pukës dhe janë duke provuar zipline i cili është instaluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit(FSHZH).
Rama shprehu se zipline i instaluar nga FSHZH , së shpejti do të ketë aktivitet të till dhe në qyetin e Divjakës, Durrëst, Elbasanit, Belshit, Valbonës, e Voskopojës, dhe gjithashtu i uroj të gjithë qytetarët një javë të mbarë.
"MIRËMËNGJES
dhe me Ziplajnin (s’di ta përkthej shqip:-) e instaluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në Pukën Turistike, i cili do të pasohet shumë shpejt nga instalimet në Divjakë, Durrës, Elbasan, Belsh, Valbonë, e Voskopojë, ju uroj një javë të mbarë."
Articolo Precedente
Çertifikohen 52.5 mln fidanë gjatë vitit 2024 , 18.5% më shumë se në 2023
Articolo Successivo
Dallimi midis të ftohtit dhe dhimbjes së fytit: kur duhet një trajtim i veçantë?